Jump to content

Arrihet marrëveshja mes KFOR-it dhe palës serbe

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

E enjte, 4 gusht 2011

Eshtë arritur marrëveshja mes KFOR-it dhe palës serbe. Sipas një komunikate të KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, Borislav Stefanoviç dhe Goran Bogdanoviç sot në mbrëmje kishin mbajtur një diskutim rreth çështjes në veri. Takimi u mbajt në kampin e KFOR-it dhe u arritën këto marrëveshje deri në mes të shtatorit:

  1. Në portën 1 (vendkalimi kufitar në Jarinje) dhe portën 31 (vendkalimi kufitar në Bernjak) sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të muajit shtator 2011. Nëse është e nevojshme, kjo kornizë kohore mund të zgjatet. KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare
  2. Veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe kontrollit për armë.
  3. Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset. Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrës së tregtis Mimoza Kusari-Lila ku ajo deklaroi se në portat 1 dhe 31 nuk do të lihen te kalojn kamionë me mallra komerciale por vetëm me mallra humanitare ,ajo deklaroi edhe njëher se ne Veri nuk është krizë humanitare siç po propagandojnë pala serbe.


Burimet