Cilat qene shkaqet e krizes Ekonomike 2008

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 16:05, 19 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Tashmë kur kanë kaluar dy vjet që nga koha kur qeveria amerikane miratoi paketen e ndihmës emergjente ekonomike prej 700 miliard dollarësh, papunësia mbetet e lartë dhe shumë banorë ende përballen me mundësinë e humbjes së shtëpive, pasi nuk janë në gjendje të përballojnë kredinë. Investimet e rrezikshme dhe etja për para e investitorëve në Wall Street, bankierëve dhe drejtuesve të lartë, çoi në krizën financiare.

Nje film dokumentar paraqet prova të shumta se si liberalizimi financiar, që filloi në kohën e presidentit Regan, mundësoi që drejtuesit e lartë në Wall Street të bënin veprime të errëta financiare që përfundimisht çuan në krizën financiare amerikane. Kriza e 2008 tregoi se një sistem financiar i pakontrolluar mund të sjellë probleme të mëdha për shoqërinë. Filmi pohon se bankierët e Wall Street ende po e mbajnë peng ekonominë dhe qeverinë amerikane. Por ai ka besim në procesin demokratik.

Burimet[redakto]