Jump to content

Dhjetëra të vdekur në një shkollë në SHBA

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

E premte, 14 dhjetor 2012

Një i ri 20 vjeçar ka qëlluar me armë në një shkollë fillore në SHBA duke lënë të paktën 27 të vdekur, nga të cilët 20 fëmijë nga 5 deri në 10 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën "Sandy Hook Elementary School" në Njutaun, Konektikat.

Fillimisht u dyshua se autori i kësaj masakre ishte 24 vjeçari Ryan Lanza, por më pas doli se autori kishte qenë vëllai i tij Adam Lanza. Ky i fundit vrau nënën e tij në shtëpi dhe më pas u drejtua për te shkolla ku ajo punonte si mësuese duke vrarë fillimisht drejtoreshën dhe psikologen e shkollës dhe më pas hyri nëpër klasa duke qëlluar mbi fëmijët. Mësohet se Adam Lanza, pas kësaj masakre, i ka dhënë fund jetës duke qëlluar nga vetja.

Nuk besoj të ketë ndonjë prind amerikan, që nuk ndien të njëjtën dhimbje therrëse, siç ndjej edhe unë

—Barak Obama

I riu mbante një pushkë të kalibrit 223 mm dhe dy pistoleta.

Fëmijët e tjerë janë evakuuar plotësisht nga zjarrëfikësit, të cilët i kanë vënë në rresht dhe i kanë urdhëruar për të mbyllur sytë, në mënyrë që të mos shihnin skenën e tmerrshme. Sipas dëshmive të prindërve, mund të kenë qenë më tepër se 100 të shtëna armësh. Përveç të vdekurve ka edhe disa të plagosur, ku tre prej tyre janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barak Obama, ka dalë në një konferencë për shyp ku ka folur për ngajrjen e rëndë. "Nuk besoj te kete ndonje prind amerikan, qe nuk ndien te njejten dhimbje therrese, sic ndjej edhe une" - u shpreh Obama. Ai urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë-shtizë për 4 ditë rresht në nder të viktimave.


Burimet