Epoka e telefonave celularëve filloi para 38 vjetëve
Telefonat celularë gjatë 15 vjetëve të kaluara kanë bërë ndryshime të mëdha në jetët tona. Për disa ndoshta është interesant fakti se thirrja e parë përmes celularëve është kryer para 38 vjetëve. Kjo ka ndodhur më 1973.
Britaniku Martin Cooper, i cili konsiderohet si shpikës i celularëve, prototipin e tyre e përdori për herë të parë më 3 prill 1973 në rrugët e New Yorkut.
Kalimtarët në atë kohë ishin të hutuar tërësisht, transmeton “Daily Mail”.
“Derisa po ecja rrugëve dhe flisja në telefon, new yorkezët ishin të habitur dhe të hutuar, pasi nuk besonin se kjo ishte e mundur. Në atë kohë nuk kishte telefona pa tela. Bëra disa thirrje, duke përfshirë edhe atë me një spiker new yorkez të radios”, tha Cooper 82-vjeçar.
Celulari i parë i Cooperit ishte 1.1 kg i rëndë, dhe sot do të konsiderohej tullë.
Dhjetë vjet u deshën që Motorola të prezantojë më pas Dyna-TAC, celularin e parë, i cili filloi të përdorej më 1983, qw 453 gramë i rëndë, dhe kishte vlerën e 3 500 eurove.
Burimet
[redakto]- "Epoka e telefonave celularëve filloi para 38 vjetëve" — BalkanWeb, 06. Prill 2011