Gianni De Biasi zyrtarisht trajneri i kombëtares shqiptare
Appearance
E martë, 20 dhjetor 2011
Gianni De Biasi është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares shqiptare nga presidenti i FSHF-së Armand Duka. Trajneri i ri ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me kombëtaren shqiptare me të drejtë rinovimi.
Gianni De Biasi në fjalët e tij të para ka shprehur se është krenar që do të drejtojë kombëtaren kuq e zi dhe duke falenderuar FSHF-në për ftesën ka theksuar se drejtimi i kombëtarës është një përgjegjësi e madhe për të. Ndërsa për rezultatet e Shqipërisë ai është shprehur se rezultatet vijnë me kohë. Përsa i përket botërorit "Brazil 2014" De Biasi shpreson që kombëtarja shqiptare të arrijë në vendin e tretë duke lënë prapa Zvicrën dhe Qipron.
Burimet
- "Kombëtarja, prezantohet Gianni De Biasi" — Top Channel, 19 dhjetor 2011
- Mentor Kikia. "Kombëtarja Kuq e Zi- Prezantohet zyrtarisht trajneri i ri, Gianni De Biasi" — Gazeta Idea, 19 dhjetor 2011