Obama pergezon popullin sudanez

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:17, 17. Janar 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka përgëzuar sudanezët për referendumin. Ky i fundit pritet të çojë Sudanin jugor drejt shkëputjes nga veriu. “Të shohësh aq shumë sudanezë duke votuar në një referendum të rregullt dhe paqësor, është frymëzim për botën”, ka thënë Obama. Presidenti amerikan po ashtu ka deklaruar se kjo ngjarje do t’iu mundësojë sudanezëve në jug dhe udhëheqësve të tyre të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Rezultatet e para të referendumit për shkëputjen e jugut të Sudanit tregojnë se shumica e qytetarëve kanë votuar për shkëputje nga qeveria qendrore në Kartum. Siç raporton AP, pas numërimit të rezultateve në 10 qendra të votimit në qytetin më të madh jugor Xhuba, për shkëputjen e jugut kanë votuar 96% e afro 30 mijë votuesve, ndërsa vetëm 3% e kanë mbështetur shtetin e përbashkët. Referendumi për pavarësimin e Sudanit jugor, që filloi në 9 janar dhe përfundoi dje, është pjesë e marrëveshjes së vitit 2005, e cila i dha fund luftës qytetare 21-vjeçare, ku humbën jetën më shumë se dy milionë njerëz.

Burimet[redakto]