Jump to content

Pacolli: I gatshëm të respektojë plotësisht aktgykimin e kushtetueses

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 18:41 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Behgjet Pacolli


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar njoftimin për aktgjykim nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës", thekson sot deklarata e Zyrës së Presidentit mbi vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Më tej, deklarata thekson se "Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli sikurse ka paralajmëruar është i gatshëm të respektojë aktgjykimin dhe me qëllim të respektimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nuk ka asnjë koment lidhur me vendimin".

"Konsiderojmë që Kuvendi i Kosovës është organi kompetent për të ndërmarrë sa më parë hapat e ardhshëm", përfundon deklarata. Ibrahim Gashi, këshilltar i Pacollit njoftoi për mediat se "duke konsideruar se do të ketë përsëritje të procedures së zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të jetë kandidat nga radhët e koalicionit, meqenëse sipas vendimit që pranuam sot nga Gjykata Kushtetuese, ai nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese". Sipas tij, Pacolli tashmë i ka ndërprerë të gjitha aktivitetet si president.

Shih dhe këtë

[redakto]

Burimet

[redakto]