Rama: Të hetohen Berisha dhe Basha

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

E martë, 24 janar 2012

Edi Rama, kryeatari i PS

Shqipëri kryetari socialist Edi Rama tha sot se e quan të pajustifikueshme që kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha nuk janë vënë nën hetim për ngjarjet e 21 janarit, si urdhëruesit, sipas tij, të vrasjeve të 4 manifestuesve. Reagimi i zotit Rama u bë ndërsa komentoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për tre deputetë socialistë. Sipas zotit Rama Prokuroria do të ketë mbështetje të plotë për hetimet e saj dhe se të gjithë deputetët socialistë janë të gatshëm t’i nënshtrohen atyre. Po sot Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve në parlament vendosi pas polemikave të shumta që të premten të thërrasë deputetët për të cilët është kërkuar heqja e imunitetit.


Burimet