Jump to content

Rritja ekonomike, Shqipëria e para

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 21:26, 16 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Që nga viti 1997, Shqipëria ka qenë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Sipas Bankës Botërore gjatë kësaj periudhe, ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht me 6.1 për qind në vit. Vendi i dytë është Bosnja, ekonomia e së cilës që nga viti 1998 është rritur me 5 për qind.

Për vendet e tjera, rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe është luhatur nga 2.4 deri në 4.5 për qind. Në pamje të pare, këto të dhëna tregojnë një ecuri të fortë të ekonomisë shqiptare. Por e vetme, shifra e rritjes ekonomike nuk e tregon gjithë të vërtetën. Pak ditë më pare, ekspertët e Bankës Botërore prezantuan në Tiranë një studim, i cili përllogarit se si po pasurohen qytetarët e Europës Juglindore. Sipas studimit, shqiptarët, që sot janë vendi më i varfër në Europe, me vetëm 3750 dollarë për frymë ne vit, po pasurohen më shpejt se maqedonasit, boshnjakët dhe serbët, por më ngadalë se sa shumica e vendeve të tjera në rajon.

Banka vlerëson se shqiptarët do jenë njëlloj të pasur sa maqedonasit në vitin 2017 dhe me gjasa të ardhurat e tyre do barazohen me ato të serbëve pas vitit 2020.

Por me Bullgarinë, Poloninë apo disa vende të tjera hendeku po zgjerohet. Nëse sot të ardhurat për frymë në Shqipëri janë rreth 3 mijë dollarë, më të ulëta se ato të Bullgarisë, në vitin 2020 sipas bankës, ato do të jenë 3500 dollarë më të ulëta edhe pse Shqipëria ka rritje më të lartë ekonomike.

Ky paradoks në dukje, ka të bëjë me nivelin e ulët aktual të të ardhurave që ka Shqipëria. Pak vite më parë, një grup pedagogësh të fakultetit ekonomik, kryen një studim, i cili konkludonte se rritja 6 për qind për Shqipërinë është e pamjaftueshme për të kapur vendet e tjera. Konkluzion ky, perpara se ekonomia te goditej nga kriza.

Burimet

[redakto]