Thaçi: Kufiri, çështje ekzistenciale për Kosovën
Kryeminisri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se kontrolli i pikave kufitare asht çashtje ekzistenciale për vendin dhe se qeveria e tij nuk do të pranojë me bisedue për këte me Sërbinë.
Udhëheqësi kosovar diftoi në mbledhjen e qeverisë se ia ka ba të ditun vijat e kuqe të Kosovës ndërmjetsit në bisedimet me Serbinë. Përfaqsuesit evropian, Robert Cooper, u takue të martën me kreun e qeverisë së Kosovës në Prishtinë.
Z. Thaçi po ashtu kambëngul se nuk do të ketë kthim mbrapa, mbas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Mbramjen e 25 korrikut, kryeministri urdhnoi nji operacion të njisisë speciale të policisë për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, hapsinë kjo ku Republika e Kosovës nuk ka arritë me shtri autoritetin e vet të plotë për shkak të strukturave të paligjshme e kriminale sërbe.
Grupet e atjeshme kanë bllokue rrugët tash e sa ditë, tue kërkue kthimin e gjendjes së para-ndërhymjes së qeverisë.
Burimet
[redakto]- "Thaçi: Pikat 1 dhe 31, ekzistenciale për Kosovën" — Koha, 02 gusht 2011