Wikipedia Weekend Tirana 2015

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

E martë, 27 tetor 2015

Ky artikull përmend Fondacionin Wikimedia, një nga projektet e tij, ose njerëz që lidhen me të. Wikilajme është një projekt i Fondacionit Wikimedia.
Wikipedia Weekend in Tirana imazhi kryesor

Wikipedia Weekend Tirana 2015, ose pak më në shqip, Fundjava e Wikipedia, është një event që do të organizohet në fundjavën e parë të dhjetorit për herë të dytë në Shqipëri. Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë rreth enciklopedise më të madhe në internet që është krijuar dhe mirëmbahet tërësisht nga vullnetarë. Gjithashtu ka si qëllim të sjellë njerëz të interesuar në komunitet dhe t’u tregojë atyre për Wikipedia, në mënyrë që të rritet komuniteti lokal i Wikipedianëve.

Wikipedia Weekend in Tirana 2015 do të organizohet nga komuniteti Open Labs hackerspace dhe Wikimedians of Albanian Lanbuage User Group në ambientet e qendrës Protik në adresën Rruga “Papa Gjon Pali”, Nr 3, kati i parë,Tiranë, Shqipëri.

Thirrje për ligjërues
Për të gjithë ju që jeni të interesuar të jeni pjesë e aktivitetit si ligjërues ose prezantues në puntori vizitoni meta.wikimedia.org/wiki/Wikipedia_Weekend_in_Tirana_2015.

Së shpejti do publikohen më tepër detaje rreth aktivitetit duke përfshirë të ftuarit, axhendën e plotë etj. Ja dhe materiali në MetaWiki ku do prezantohen dhe të gjitha detajet: meta.wikimedia.org/wiki/Wikipedia_Weekend_in_Tirana_2015

Regjistrimi
Aksesi në aktivitet është falas, por regjistrimi këtu është i nevojshëm.


Burimet[redakto]