Zbulohet sekreti i unazave të Saturnit
Appearance
Një prej sekreteve më të mëdha të sistemit Diellor mund të zgjidhet me një teori të re. Kjo teori thotë se Unazat e Saturnit janë gjithçka ka mbetur nga një hënë e madhe, me diametër më shumë se 5000 km, që i ishte afruar shumë planetit.
Në fillim, forca gravitacionale i kanë shkëputur shtresën e jashtme të akullt, më pas bërthama e ngurtë është shkatërruar nga përplasja me planetin gjigant duke gjeneruar hënat e vogla të brendshme të Saturnit.
Zbulimi, i publikuar në “Nature”, është rezultat i një simulimi të kryer.
Burimet
[redakto]- "Balkanweb.com" — 16. Dhjetor 2010