Zemërim në Bukuresht - Grindje për hyrjen në Shengen të Rumanisë dhe Bullgarisë
Rumania e Bullgaria kanë bërë kërkesë për pranim dhe dhe prisnin të bëheshin anëtarë në pranverë. Por Gjermania dhe Franca e kanë ndërprerë përkohësisht procesin. Sidomos politikanët rumunë janë të indinjuar.
25 shtete bëjnë pjesë ndërkohë në zonën Shengen. Biles në të bëjnë pjesë tre shtete jo anëtare të BE Norvegjia, Zvicra dhe Islanda. Nga shtetet anëtare deri tani vetëm Britania e madhe dhe Islanda kanë ndenjur vullnetarisht jashtë. Rumania, Bullgaria dhe Qipro kanë kërkuar të hyjnë, por nuk janë pranuar deri tani. Së paku Rumania dhe Bullgaria kanë në këtë pikë mbështetjen e presidencës së re hungareze, kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Hungarisë Janos Martonyi në prezantimin e programit të punës së vendit të tij pak para krishtilindjeve.
„Një fjalë për Shengenin: është një nga qëllimet më të ngutshme të presidencës sonë, që ta zgjerojmë zonën Shengen me Rumaninë dhe Bullgarinë në muajt e ardhshëm." „Në muajt e ardhshëm“ është një periudhë e papërcaktuar. Ndërkohë është e qartë se do të zgjasë së paku deri në vjeshtë. Në dhjetor ministrat e Brendshëm të Gjermanisë dhe Francës, Thomas de Maizière dhe Brice Hortefeux, i shkruan një letër komisionit. Në të thuhet se pranimi i dy vendeve në zonën Shengen është i „parakohshëm“, sepse ato nuk kanë bërë ende përparime të mjaftueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ankesë për "drejtorinë" gjermano-franceze
[redakto]Presidenti rumun Traian Basescu u shpreh i zemëruar të premten e kaluar (07.01.2011) në televizionin shtetëror: „Problemi nuk është shtyrja e pranimit në Shengen për disa muaj. Eshtë fjala për abuzim me pushtetin. Ose jemi partnerë të barabartë, ose jo. Që një drejtori të tregojë me gisht shtetet, dhe të thotë, "Ti je brenda, ti jo", nuk shkon! Ne kemi tani rastin precendet, që një shtet anëtar i plotëson kushtet dhe një shtet tjetër vjen dhe thotë: "Jo , se unë kam të drejtë vetoje, edhe në qoftë se kërkesa nuk ka bazë ligjore. Kjo është e rrezikshme. Sot kjo prek Rumaninë dhe Bullgarinë, nesër mund të prekë këdo tjetër, në varësi nga rrethanat."
Komisioni e konsideron veten vetëm vëzhgues
[redakto]Komisioni e ka marrë letrën gjermano-franceze, por vetë nuk do të ketë punë me konfliktin, tha zëdhënësi i tij Olivier Bailly para disa ditësh. „Komisioni këtu është vetëm vëzhgues. Ne nuk bëjmë vlerësime, ne nuk vendosim, ne nuk ndërmarrim votime. Bëhet fjalë për një vendim thjesht nacional të shteteve anëtare, që merret njëzëri."
Por komisioni ka së paku një ndikim indirekt. Sepse në një të ashtuquajtur mekanizëm bashkëpunimi dhe verifikimi ai vëren, se çfarë përparimesh ka bërë Rumania dhe Bullgaria në reformën e drejtësisë dhe në luftimin e korrupsionit. Pavarësisht nga çështja e hyrjes në Shengen këto dy vende në pranimin në BE në vitin 2007 kishin premtuar se do ta bënin këtë. Zëdhënësi i komisionit Mark Grey tha javën e kaluar se suksesi është deri tani i ndryshëm, por një gjë është e qartë: „Komisioni thotë fare qartë se reformat e ndryshme (këtu: në Rumani) nuk do të kishin qenë të mundura pa mekanizmin e bashkëpunimit dhe të verifikimit.“
Burimet
[redakto]- Autoret Christoph Hasselbach dhe Angjelina Verbica. "www.Lajmet.com - Qendra për informim" — 11. Janar 2010