Zvicer, 45 milione dollare per diamantin e kuq

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:30, 17 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Të ardhura rekord janë shënuar në një ankand diamantësh në Zvicër. Një diamant i rrallë i kuq është shitur për 45.44 milion franga zvicerane, thënë ndryshe 45.75 milion dollare, një cmim ky gati dyfish i rekordit të mëparshëm duke u kthyer kështu në gurin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand.

Diamant drejtkëndësh rozë, peshon 24.78 karat dhe binte në sy mes bllokut të 550 stolive në shitje nga shtëpia e ankandeve Sothebai në Gjenevë. Lorens Graff një ndër tregëtarët më të njohur të gurëve të cmuar ishte blerësi, ndërsa oferta mbërriti me telefon.

Guri, më i shtrenjtë në botë i shitur në ankand deri sot ishte nje diamanti blu, një gur i shekullit të 17-të me peshë 35.56 karat, i shitur për 24.3 milion dollare në dhjetor të 2008. [1]

Referencat[redakto]

  1. Alsat TV (17.11.2010)