Alves: Do të fitojmë tripletën

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 21:16 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Dani Alves


Mbrojtësi i Barcelonës i cili momentalisht ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin e tij, Daniel Alves ka thënë se klubi i tij do të tentojë që edhe këtë vit të fitojë tripletën duke shtuar se ata kanë mundësi të mirë për të bërë këtë gjë.

Barcelona momentalisht kryeson në tabelën e La Ligës me pesë pikë më shumë se Reali, ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe janë në finale të Copa Del Rey ku do të takohen me Real Madridin.

“Ne çdo herë jemi duke menduar për një takim dhe shikojmë si të arrijmë më larg në çdo garë. Do të jetë shumë e vështirë për ne të fitojmë tripletën por jo e pamundur”, ka thënë Alves për El Mundo Deportivo.

Burimet[redakto]