Del Boske, trajneri i vitit snobohet Interi e Murinjo

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:33, 11 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Marrin gjithçka spanjollët. Jo vetëm për lojtarët, por edhe çmimet për trajnerë. Pas Iniestës, që shihet si favorit për “Topin e Artë”, përpara Ksavit dhe Mesit, “Topi i Artë” për teknikët do të fitohet nga Vicente del Boske.

Është ky zbulimi i sotëm i mediave italiane, sipas të cilave, France Football dhe FIFA kanë snobuar totalisht 3 trofetë e Interit. Kështu, pasi u la jashtë Uesli Shnajder, ka mbetur jashtë edhe Zhoze Murinjo, arkitekti i Interit që fitoi 3 trofe sezonin e shkuar.

Ai është renditur i dyti në votimin e bërë nga gazetarët sportivë, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare. Ndërkohë, i treti është renditur Pep Guardiola. “Topi i Artë” do të jepet më 10 janar nga FIFA dhe revista France Football.

Burimet[redakto]