Euro 2012, Shqipëri- Bjellorusi, Kuzhe rrezikon gjithçka

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 26 Mars 2011 18:29 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Sot në orën 20.00 Shqipëria do të presë në “Qemal Stafa” Bjellorusinë, në një ndeshje decizive për fatet e saj në Euro 2012. Trajneri Josip Kuzhe ka deklaruar se këtë herë kombëtarja do të bëjë një lojë të hapur dhe sulmuese, për të marrë pikët maksimale.

Josip Kuzhe do të heqë dorë nga mbrojtja për ndeshjen e sotme, duke rrezikuar gjithçka për gjithçka përballë Bjellorusisë. Trajneri i ekipit përfaqësues ka deklaruar në konferencën e djeshme për shtyp, se ndeshja ndaj ish-sovjetikëve është një shans i mirë për të marrë pikë dhe për të luftuar më pas për vendin e dytë, ndërkohë ai ka bërë të ditur edhe formacionin, duke hedhur në fushë Ujkanin, Lilën, Canën, Telin, Vangjelin, Lalën, Bulkun, Skelën, Agollin, Salihin dhe Bogdanin.

Ndërkohë Bjellorusia ka mbërritur dje rreth orës 12 në Tiranë. Skuadra ish-sovjetike vjen në këtë sfidë me statusin e një pretendenteje për t'u kualifikuar, por në radhët e saj nuk do të jenë nga futbollistët kryesorë. Kështu, mesfushori Aleksandër Hleb, sulmuesit Kutuzov, Rodionov dhe Kornilenko si edhe portieri Juri Zhevnov, nuk janë përfshirë në listën e trajnerit Shtange për sfidën e sotme. Gjëja e parë që ka impresionuar bjellorusët ka qenë dielli i Tiranës.

Shih dhe këtë[redakto]

Burimet[redakto]