Gattuso: Unë në Inter? Më parë do punoj në kuzhinë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 22 Mars 2011 19:32 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Mes fushori i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur pak për të ardhmen e tij duke thënë se ai kurrë nuk do të transferohet në Inter pasi Milani është shtëpia e tij.

Gattuso ka thënë se ai kurrë nuk do ta ndjek shembullin e Leonardos i cili pas 13 vitesh qëndrimi në Milan është transferuar në Interi ku momentalisht është trajner i Nerazzurëve.

“Unë në Inter? Më parë do të punoj në kuzhinë sesa të transferohem në Inter. Unë atje nuk do të luaj me ndjenja. Milani është shtëpia ime dhe unë dua të qëndroj këtu”, tha Gattuso për La Gazzetta dello Sport.

Burimet[redakto]