Maqedoni, dy të vdekur nga nga gripi AH1N1
Appearance
Dy pacientë kanë ndërruar jetë nga gripi i tipit A H1N1 në Klinikën Infektive në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase.
Sipas kësaj ministrie, jetë ka ndërruar një pacient 64 vjeçar, nga Ohri, i cili për një kohë të gjatë ishte i shtruar në Klinikën Infektive dhe përballej me probleme të frymëmarrjes. Por, edhe përkundër terapisë respiratore, pacienti ka ndërruar jetë mbrëmë dhe është konstatuar gripi i izoluar i tipit A H1N1.
Gjithashtu, gjatë fundjavës si rezultat i komplikimeve ka ndërruar jetë një 32 vjeçare, e cila ishte pranuar në Klinikën Infektive nga fillimi i marsit, me simptome të plogështisë, kollitje të thatë, apetit të zvogëluar dhe frymëmarrje të rënduar, etj.
Burimet
[redakto]- "Maqedoni, dy të vdekur nga nga gripi AH1N1" — Balkanweb, 07. Mars 2011