OKB: Ban Ki-Moon kërkon përshpejtim të luftës kundër sida

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 18:38 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Me afrimin e 30-vjetorit të identifikimit të SIDA-s, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon bëri thirrje sot për vendime të guximshme në drejtim të rishikimit të përgjigjes ndaj epidemisë dhe frenimit të rritjes totalisht të papranueshme të kostos së trajtimit të kësaj sëmundjeje.

"Lufta kundër SIDA-s po përjeton orën e të vërtetës", vërejti ai në një raport bërë publik në Nairobi. "Ne kemi mundësinë e vetme të masim progresin e shënuar dhe të nxjerrim përfundime transparente dhe kritike mbi pengesat të cilat bëjnë që epidemia të vazhdojë të ecë më shpejt se përgjigja që i japim", shtoi Ban Ki-moon.

"Ne do të na duhet të marrin vendime të guximshme që do të rishikonin plotësisht përgjigjen ndaj SIDA-s", shton Ban Ki-Moon, duke kujtuar objektivin e përcaktuar në vitin 2010 për "zero infeksione të reja, zero diskriminim dhe zero vdekje nga SIDA". Saktësisht 30 vjetë më parë, më 5 qershor 1981, epidemiologjistët e Atlantas dalluan rastet e para të pneumonisë vdekjeprurëse tek disa të rinj homoseksualë. Në vitin 1983, kërkuesit francezë të Institutit Pasteur do të zbulonin ekzistencën e një virusi të ri në origjinë të SIDA-s, sot i quajtur VIH (Virusi i Imunideficenës Humane). SIDA ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 25 milionë personave deri tani dhe më shumë se 60 milionë të tjerë janë infektuar nga virusi VIH, vëren Ban Ki-Moon në raportin e tij.

Burimet[redakto]