Prishtinë - Thaçi: Kosova ka vijat e kuqe për çështet që nuk do bisedohen kurrë dhe me askend

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:11, 07. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Hashim Thaçi


Kosova me kohë dhe shumë vendosmrisht ka përcaktuar vijat e kuqe të çshtjeve, të pavarësisë dhe integritetit territorial, për të cilat nuk do të bisedohet në asnjë rrethanë, kurrë dhe me askund, tha sot kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet dialogu për çështje praktike me Serbinë.

"Çdo diskutim që do të vinte në pikëpyetje integritetin territorial të shtetit të Kosovës do të jetë i papranueshëm për institucionet dhe popullin Kosovës", theksoi ai. Për bisedimet për çështje praktike, tha Thaçi, Kosova ka platformën e saj që nga shtatori i vitit të kaluar, para se të aprovohej Rezoluta për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. "Platforma e Kosovë u është dhënë edhe zyrtarisht lehtësuesve të dialogut, përfaqesuesve të BE-së dhe të SHBA-së, dhe elementet kyçe të saj janë tërësisht të pranuara", theksoi ai.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka filluar sot paradite një seancë plenare për të diskutuar dialogun Prishtinë-Beograd për çështje praktike. Debati parlamentar, sipas kërkesës Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, është pika e vetme e rendit të ditës, rreth së cilës po diskutohet.

Burimet[redakto]