Jump to content

Venecia, shpallet qyteti më erën më të keqe në botë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20 Mars 2011 14:07 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Venecia


Venecian shpallet si kryeqyteti i erërave të këqija. Nga era e djathit deri tek ajo e kanaleve të ujrave të zeza. Sky Skanner publikoi sot listën e pesë qyteteve me erën më të keqe në botë, në krye të saj gjendet Venecia e cila shpallet si kryeqyteti i erërave të këqija, ndërkohë që ndiqet nga Kankun i Meksikës, Rotorua e Zelandës së Re dhe Bregu i Artë i Francës.

Venecia është e njohur për erën e saj të keqe. Kanalet e saj gjatë verës mund të tejkalojnë bukuritë e vetë qytetit, ndërsa origjina e këtyre aromave është njerëzore. Jashtëqitjet e Venecias dhe lokaliteve përreth përfundojnë në lagunën e cekët të qytetit, duke formuar një numër të pafund algash, të cilat nga ana e tyre prodhojnë një erë me të vërtetë të padurueshme.

Qyteti Venecia

Kankun i Meksikës i vlerësuar nga turistët në të gjithë botën për plazhet tropikale dhe atmosferën entuziaste, era e keqe e Kankunit shpesh nënvlerësohet. Sistemi i kanalizimeve të ujrave të zeza është kaq i keq, sa që shpesh herë ndodhin edhe shpërthime të vërteta jashtëqitjesh në sipërfaqe.

Burimet spektakolare gjeotermike të nxehta pranë Rotoruas në Zelandën e Re tërheqin me mijëra spektatorë. Për fatin e keq të turistëve, burimet mbajnë era vezë të prishur, pasi ujrat janë të pasur me sulfat. Rastet azmatike në zonë janë dhjetë herë më të larta se mesatarja botërore, transmeton tch.

Banorët e fshatit të vogël të San Helene në Britani, janë mësuar të bashkëjetojnë me aromat e këqija. Disa banorë të tërbuar kanë protestuar ndaj disa punishteve në zonë, që bëjnë fshatin të mbajë era qepë. Ata ankohen se era është aq e keqe, sa që nuk mund të hapin dot as dritaret.

Rajoni i ndodhur në Francën lindore, Bregu i Artë është toka e origjinës së një prej djathrave me më shumë erë në botë, L’Epoisses de Bourgogne. I konsideruar si djathi i preferuar i Napoleonit, Epoisses ka një erë kaq të fortë, sa që është e ndaluar të mbash me vete porcione nga djathi në mjetet e transportit publik.

Burimet

[redakto]