Dejli telegraf: Inflacioni Kinez rrezikon stabilitetin ekonomik Global

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:01, 3. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Inflacioni kinez dhe këmbëngulja e qeverisë së atjeshme që ai të vendoset nën kontroll mund ta rrezikojë stabilitetin ekonomik global, paralajmëron gazeta londineza, "Dejli Telegraf". Kryeministri i Kinës Ven Xhiabao premtoi se do ta përforcojë përllogaritjen e lëvizjeve të iflacionit në vend, që sipas gazetës, do të thotë rritje e mëtejshme e kamatës, e cila negativisht do të ndikojë ndaj rikuperimit të ekonomisë botërore. Inflacioni kinez arriti nivelin prej 5,1 për qind, që përshkruhet si më i larti në dy vitet e fundit. Autoritetet e Pekinit druajnë se shtrenjtimi i menjëhershëm i ushqimit mund të shkaktojë trazira të fuqishme sociale në vend. Çmimet e produkteve kryesore ushqimore të cilat vazhdimisht rriten, në disa rajone të Kinës tashmë janë dyfish më të larta. Druhet se mund të ndodhë shtrenjtim i mëtejshëm i ushqimit, për shkak të dimrit mjaft të ftohtë dhe prodhimin më të dobët të pritur të kulturave themelore të drithërave. "Vlera e aksioneve të bursave në të gjithë botën u ulën kur autoritetet në Kinë vendosën ta rrisin kamatën themelore për 0,25 për qind", shkruan "Dejli Telegraf".

Burimet[redakto]