Libi - Franca: Koalicioni nuk kërkon eliminimin e Kadafit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 16:11 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Presidenti francez Nicolas Sarkozy


Ministri francez i Mbrojtjes deklaroi sot se objektivi i koalicionit ndërkombëtar ishte zbatimi i rezolutës 1973 të OKB-së për Libinë, që nuk parashikon eliminimin e kolonel Muamar Kadafit. "Objektivi i koalicionit është zbatimi i rezolutës, është mbrojtja e popullsisë", tha për radion "Europe 1" zëdhënësi i ministrisë, Laurent Teisseire.

Pyetjes se nëse do të qëllohej mbi Kadafin nëse do të dihej vendndodhja e tij, ai u përgjigj "jo". "Përgjigjja është jo... rezoluta e OKB-së, as ng afër as nga larg, nuk parashikon një hipotezë të tillë", tha ai. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, operacioni ajror mbi Libinë nuk ka hyrë në një fazë të re në kuptimin që ka ndryshuar objektiv. "Kur ne vepruam të parët, 48 orë më parë, ne ndërhymë direkt në ajër mbi Bengazi. Në këtë moment, në mënyrë progresive mjete të tjera u dislokuan për të shkatërruar qendra të tjera komandimi, mbrojtjen antiajrore. E gjithë kjo, është i njëjti aksion", tha ai.

"Ne nuk do të heqim dorë nga përpjekjet tona, ne ndërmorën një veprim të parë, por siguria e popullit mbetet përparësia jonë", deklaroi Laurent Teisseire, duke përmendur forcimin e dispozitivit të koalicionit.

Burimet[redakto]