Jump to content

Meksike, fluturimi me karborant Bio

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 29 Mars 2011 16:23 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Fluturimi i parë i një avioni me karburant bio në Meksikë do të niset këtë javë nga Interjet më 1 prill. Ekzekutivët e linjave ajrore thanë se ata shpresonin të kishin fluturime tregtare nga fundi i këtij viti, por udhëtimet e para do të nisin pa pasegjerë. Një përzierje prej karburanti bio dhe karburanti avionësh do të përdoret për këtë fluturimi. ‘Kjo është hera e parë në historinë e Meksikës që një avion tregtar do të fluturojë me karburant bio, por ky është ende një flutimim provë.

Fluturimet tregtare do të fillojnë pasi normat ndërkombëtare për karburantet ta lejojnë një gjë të tillë. Norma ndërkombëtare duhet të dalë në 2011 ku do të lejohet një përzierje prej 50 përqind karburanti bio me origjinë bimësh të ndryshme dhe 50 përqind karburant tradicional avionësh,’ tha Drejtori i Interjet, Jose Luis Garza.

Interjet ka zgjeruar së fundmi flotën e tij, duke përfituar nga tërheqja e rivalit Mexicana, i cili ndaloi fluturimet në 2010 për shkak të problemeve financiare. Honeywell, grupi i cili siguron makineritë e karburantit bio për Interjet tha se emetimet e karbonit në fluturimet e tilla mund të reduktohen deri në 85 përqind. Fluturimi i parë në botë me karburant bio nga një linjë ajrore tregtare ishte ai i Virgin Atlantic në vitin 2008.

Burimet

[redakto]