Pacolli: I gatshëm të takohem me Tadic për bisedime

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19:27, 08. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Behxhet Pacolli
Boris Tadic


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka deklaruar sot në mbrëmje se është pro bisedimeve Kosovë – Serbi, sepse kështu do të gjendet zgjidhje për të gjitha problemet, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij, siç është shprehur për interesin e Kosovës dhe qytetarëve, të takohet edhe me presidentin serb Boris Tadic.

Ai ka vlerësuar se është fat që tani problemet mund të zgjidhjen me dialog dhe jo me armë. Lajmi bhet publik nga mediat kosovare.

“Unë besoj se ne duhet të jemi të inkurajuam të bisedojmë, ku është fati që të bisedojmë gjithmonë. Më besoni se duke biseduar ne do t’i zgjidhim edhe problemet. Unë i inkurajoj çdo kënd që të bisedojë në mënyrë konstruktive, se ne kemi nevojë për biseda. Është fat që armët pushojnë dhe bisedohet”, citohet të ketë thënë ai.

I pyetur nga mediat se nëse do të pranonte të takohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, Pacolli ka thënë se për interesin e qytetarëve dhe Kosovës është në gjendje të bëjë edhe më shumë. "Për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të mi jo që isha taku, por jam në gjendje që të bëjë edhe shumë gjëra të tjera”, është shprehur ai.

Burimet[redakto]