Rama: Të hetohen Berisha dhe Basha
Appearance
E martë, 24 janar 2012
Lajme të tjera nga Shqipëria
- 13 tetor 2012: Tiranë: Disa grevistë në gjendje të rëndë
- 21 maj 2012: Tragjedi në Himarë, 13 të vdekur e 20 të plagosur
- 3 maj 2012: Komisioneri europian për zgjerimin Stefan Fyle viziton Tiranën
- 13 mars 2012: Gjykata e Tiranës mbyll procesin e Gërdecit me dënime më të lehta sesa kishte kërkuar Prokuroria
- 20 shkurt 2012: Kandahar, vritet një komando shqiptar
Vendndodhja e Shqipërisë
Në Shqipëri kryetari socialist Edi Rama tha sot se e quan të pajustifikueshme që kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha nuk janë vënë nën hetim për ngjarjet e 21 janarit, si urdhëruesit, sipas tij, të vrasjeve të 4 manifestuesve. Reagimi i zotit Rama u bë ndërsa komentoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për tre deputetë socialistë. Sipas zotit Rama Prokuroria do të ketë mbështetje të plotë për hetimet e saj dhe se të gjithë deputetët socialistë janë të gatshëm t’i nënshtrohen atyre. Po sot Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve në parlament vendosi pas polemikave të shumta që të premten të thërrasë deputetët për të cilët është kërkuar heqja e imunitetit.
Burimet
- Armand Mero. "21 janari, Rama: Të parët që duhen hetuar janë Berisha e Basha" — VOA News, 24 janar 2012