Zbërthimi i atomit mund të gjejë forcë të re natyrore
Appearance
Fizikantët thonë se të dhënat nga laboratori kryesor për zbërthimin e atomit në Shtetet e Bashkuara, mund të zbulojnë një grimcë elementare, që potencialisht do të ishte forcë e re e natyrës, që do të mund t’i zgjeronte njohuritë për vetitë e materjes.
Këtë analizë shkencëtarët në laboratorin Fermi në Ilinois, e kanë shpallur në faqen në Internet, por ky zbulim ende pret që të jetë plotësisht i konfirmuar.
Shkencëtari Gjovani Punci, nga ekipi ndërkombëtar kërkues, që po i analizon të dhënat nga laboratori Fermi, tha se zbulimi, nëse konfirmohet, “mund të çojë në një botë të tërë të re të ndërveprimit”.
Burimet
[redakto]- "Zbërthimi i atomit mund të gjejë forcë të re natyrore" — BalkanWeb, 08. Prill 2011