Jump to content

Kandahar, vritet një komando shqiptar

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

E hënë, 20 shkurt 2012

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot në mbrëmje se nëntetar Aleksander Peci, për të cilin ishte njoftuar se kishte humbur jetën në spitalin e Kandaharit, është ende gjallë por në gjendje kome në spital në Kandahar, nën kujdes mjekesor. Ndërkaq, Kapiteni Feti Vogli ka mbetur i vrarë nga plagët e marra.

Skeda:Emblem of Albanian MoD.png
Emblema e Ministrise se Mbrojtjes

Ministria përgënjeshtroi njoftimin e saj të mëparshëm për vrasjen e dy ushtarakëve të kontingjentit shqiptar që vepron në Afganistan në kuadër të misionin ndërkombëtar paqeruajtës Isaf. Kapiteni Feti Vogli dhe nëntetari Aleksandër Peci ishin shtruar në spital si pasojë e plagëve që morën nga sulmi i një njësie të policisë afgane. Ende janë të paqarta rrethanat e këtij sulmi, por sipas ministrisë shqiptare të mbrojtjes 11 persona nga ata që qëlluan janë arrestuar. Në mbrëmje presidenti Bamir Topi në një mesazh ngushëllimi foli për një akt të rëndë terrorist dhe kërkoi ndëshkimin e autorëve.

Ushtarakët shqiptarë kishin për mision “Patrullimin dhe sigurimin e personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, shpjegoi ministria e Mbrojtjes në Tiranë. Kapiteni Feti Vogli dhe nëntetar Aleksandër Peci gjendeshin në Kandahar për të garantuar një takim që do të mundesonte hapjen e dy shkollave dhe të një qendre shëndetësore në fshatin Rabat, kur janë gjendur nën breshëri armësh, të nisura nga 5 automatike dhe një mitraloz i lehtë. Sipas Gjeneral Brigate Viktor Derdo, komandant i forcës tokësore "gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën rëndë tre ushtarakë. Një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të kontingjentit Eagle 4. Kapiteni Feti Vogli ndërroi jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar”.

Ende nuk janë plotësisht të qarta rrethanat e ngjarjes. Sipas komunikatës së shpërndarë nga ministria shqiptare e Mbrojtjes, sulmi ndaj njësisë ku ishin edhe dy ushtarakët shqiptarë, u bë nga efektiva të policisë afgane dhe më pas 11 prej tyre u arrestuan. Ndërsa në deklaratën e tij Gjeneral Berdaj foli për persona të veshur me uniforma të policisë afgane.

Një “humbje që ka rënë rrufe jo vetëm mbi familjet por mbi të gjithë” e ka cilësuar kryetari socialist Edi Rama ngjarjen.



Burimet