Jump to content

Mustafa:Vendi ka nevoje per Qeverisje te paster

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13:57, 24. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ka punë shumë të rëndësishme për te bërë - ta flakim korrupsionin, t’i luftojmë informalitetet dhe krimin e organizuar, ta fuqizojmë sundimin e ligjit. Qytetarët e Kosovës e meritojnë një qeverisje të pastër. Kosova duhet të udhëhiqet nga ata që e marrin besimin e qytetarëve dhe kurrsesi nga ata që e keqpërdorin votën e tyre”, tha kryetari i LDK, Isa Mustafa, gjatë shënimit të 21-vjetorit të themelimit të LDK-së. Për formimin e qeverisë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve.

Në bazë të Kushtetutës, partia e parë apo fituesja e zgjedhjeve merr fillimisht mandatin për formimin e qeverisë. Por, nëse nuk ia del të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Parlament, mandati për formimin e qeverisë i kalon partisë së dytë, para se vendi të rrezikojë me krizë institucionale dhe zgjedhje të reja. Sidoqoftë, pritet që formula e ardhshme qeverisëse të qartësohet pas rivotimeve të pjesshme të 9 janarit dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Burimet

[redakto]