Tragjedi në Himarë, 14 të vdekur e 19 të plagosur/Vendimi
Appearance
(Përcjellë nga Tragjedi në Himarë, 13 të vdekur e 20 të plagosur/Vendimi)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 8, kreu VI, të vendimit nr.229, datë 23. 4.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
- Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 22.5.2012 , në nderim të viktimave , që, në lulen e rinisë së tyre, humbën jetën, për shkak të aksidentit tragjik, më 21.5.2012, në aksin rrugor, në afërsi të qytetit të Himarës.
- Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.
- Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre.
- Ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.