Çelet panairi i 5-të i produkteve turke në Shqipëri

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 19:15 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Rreth 70 kompani turke, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorë të ndryshëm, janë ekspozuar në panairin e 5-të të produkteve turke "Kush nuk e di këtë miqësi", që u çel paraditen e sotme në Pallatin e Kongreseve. Në ceremoninë e hapjes së panairit, ku ishte dhe Kryeministri Sali Berisha, Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hasan S.Asan u shpreh se marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe ky panair do të shtojë marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.

"Ndoshta marrëdhënit ekonomike midis dy vendeve nuk janë në nivelin si janë në fushat e tjera, ndaj dëshirojmë që edhe ky panair të kontribuojë në rritjen e vëllimit të tregtisë import-eksport midis dy vëndeve që Turqia të vazhdojë të ruajë vendin e tretë në eksport-importin me Shqipërinë", tha ambasadori S.Asan. Ky panair, organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Stambollit do të prezantojë në tre ditë firma e kompani nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë turke si: produkte industriale, prodhime tekstile, suvenire, kozmetikë, mobilje, materiale ndërtimi, ushqime, etj.

Pjesë e panairit do të jenë takime dypalëshe ndërmjet firmave turke dhe shqiptare si dhe aktivitete të tjera si: shfaqje direkte gjatë gjithë panairit nga grupi Folklorik Tuana, arti i punimit të xhamit të ftohtë nëpërmjet fryrjes, arti njëmijë vjeçar i pikturimit në ujë, duke përdorur bojëra natyrale, etj. "Kush nuk e di këtë miqësi" do të qëndrojë i hapur në Pallatin e Kongreseve deri në 3 prill, ku vizitorët do të njihen jo vetëm me produktet turke, por edhe me elementë të kulturës së Turqisë. Panairi i Produkteve Turke u hap për herë të parë në Shqipëri në vitin 2001, si një mundësi për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.

Dhoma e Tregtisë së Stambollit përfaqëson sektorin privat turk me më shumë se 350 mijë anëtarë dhe është një ndër 5 Dhomat më të mëdha në botë. Turqia renditet ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg