Jump to content

‘Hardhuca’ robot që gjen viktimat e katastrofave

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13 maj 2011 16:44 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Si pasojë e mijëra viktimave të shënuara nga tërmetet në Amerikën Latine, por edhe në Azi shkencëtarët e Institutit të Kërkimeve të Avancuara në Gjeorgji, po punojnë për shpikjen e një ‘hardhuce’ robot, që do të gjejë viktimat nën rrënojat e shkaktuara nga një katastrofe natyrore.

Ky eksperiment është ende në fazën fillestare të tij dhe deri më tani është përcaktuar forma që do të ketë koka e kësaj hardhuce, që do të ketë forcën të zhvendosë një gur 10 kg, në mënyrë që të krijojë rrugën përgjatë gjithë zonës së dëmtuar.

Kjo pajisje do të komandohet me një telekomandë, ndërsa në pjesën e përparme të tij do të ketë edhe një kamerë, që do t’i mundësojë drejtuesve të saj në sipërfaqe komandimin më të lehtë të tij.

Sipas shkencëtarëve të Institutit të Kërkimeve të Avancuara në Gjeorgji ky robot do të eleminojë forcat e grupeve evakuuese që kërkojnë ditë-natë për të nxjerrë të mbijetuarit nën rrënoja.

Ky prototip pritet që të testohet në formën e tij përfundimtare në Janar të vitit të ardhshëm.

Burimet

[redakto]