Jump to content

“Romeo dhe Zhuljeta” pasion e dhimbje në TOKB

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 16:45 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Romeo dhe Zhuljeta baleti me 3 akte me muzikë të Sergej Prokofiev është ngjitur premierë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Përgatitjet për vënien në skenë të këtij baleti bazuar në kryevepren e Shekspirit ka qenë një bashkëpunim i gjatë me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Sofje të Bullgarisë.

Koreografia i ishte besuar mjeshtrit Peter Lukanov, një nga baletmaestrit më të vjetër të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Sofje, skenografia u përgatit nga Agim Zajmi, ndërsa kostumet mbanin firmën e bullgares Petkova, ndërsa dirigjimi nga i mirënjohuri Ermir Krantja.

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso ishin Romeo Zhuljeta e këtij baleti, ndërsa në role të tjera luanin dhe Odeta Dishnica e Ervis Nallbani. Të gjithë dashamirësit e baletit do të kenë mundësinë ta ndjekin atë edhe sonte në darkë si dhe në datat 21 dhe 22 mars.

Burimet

[redakto]