Jump to content

28 Nëntori, krerë të shtetit përkujtojnë dhe çlirimin

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:06, 28 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Shqipëria festoi sot 98 vjetorin e Pavarësisë. Si sot 96-vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, atë që në histori njihet Dita e Flamurit. Edhe këtë vit, ashtu si cdo vit politika shqiptare ka festuar e ndarë “28 Nëntorin” dhe festën e Clirimit. Përfaqësuesit e së djathtës bashkë me festën e Pavarësisë perkujtuan sot dhe festën e Clirimit të Shqipërisë. Nderkohe dhe në Kosovë u kryen manifestime me rastin e 28 Nëntorit, ndërsa kjo ditë festohet nga gjithë diaspora shqiptare në mënyra të ndryshme.

Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast në “Varrezat e Dëshmorëve”, Presidenti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, Kryeministrit Sali Berisha, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve shtetërore shqiptare dhe të trupit diplomatik, vendosen kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” duke u përulur me respekt para veprës së atdhetarëve shqiptarë. Ne homazhe mungoi zv/kryeministri njekohesisht Minister i Energjitikes, Ilir Meta.

Topi

[redakto]

Presidenti Topi vleresoi ne media se kjo dite do te kujtohet gjithmone ne respekt te gjithë atyre patriotëve, atyre dëshmorëve të Atdheut, të cilët luftuan me armë, me penë, me mendjen e tyre të ndritur për të pasur mundësi që të gëzojmë ditët që kemi sot: “Dëshiroj në këtë ditë të madhe, më 28 Nëntor, në këtë ditë të bukur, të uroj të gjithë shqiptarët, në këtë festë, në këtë ditë, e cila është shkruar me gërma të arta në historinë e popullit tonë! Sot është dita të kujtojmë me shumë respekt e të përulemi para të gjithë atyre patriotëve, atyre dëshmorëve të Atdheut, të cilët luftuan me armë, me penë, me mendjen e tyre të ndritur për të pasur mundësi që të gëzojmë ditët që kemi sot", u shpreh Presidenti pak pas homazheve. Sipas kreut te shtetit ideali i te reneve eshte bere realitet. "Sot është dita që jo vetëm t’i kujtojmë, por të themi me zë të lartë që vepra dhe ideali i tyre po bëhen realitet për një Shqipëri jo vetëm të pavarur, për një Shqipëri, e cila ndodhet në dyert e Evropës me një dinjitet të plotë, me dinjitetin e një populli, i cili e ka merituar dhe besoj se do e meritojë në shekuj, jo vetëm historinë e tij, por edhe mundësinë për të qenë njësoj si gjithë popujt e tjerë të Evropës. Edhe njëherë gëzuar!”

Berisha

[redakto]

Kryeministri Sali Berisha pasi kreu homazhet u shpreh për mediat se dita e sotme është ditëlindja e kombit. “Sot është ditëlindja e kombit, është dita e nderimit më të madh për Ismail Qemalin dhe burrat e mëdhenj të kombit, që themeluan Shqipërinë e pavarur, pas përpjekjesh të mëdha dhjetëra vjeçare, në vitin 1912, në Vlorë.

“Sot është dita e mirënjohjes së thellë, e përuljes me nderim të madh ndaj të rënëve të kombit, ndaj atyre që ranë për një Shqipëri të pavarur, ndaj atyre që ranë nga regjimi më i egër diktatorial, që bënë skarificën më të madhe që vendosën sakrificën e tyre në vend të parë. Dhe janë ata që e bënë sot Shqipërinë një vend anëtar të NATO-s, që e bënë sot një vend që festoon lëvizjen e lirë në Evropë. Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë flamurin e tyre”, theksoi kryeministri Berisha.

Opozita

[redakto]

E majta pritet që sot të kujtojë vetëm 28 Nëntorin, ndërsa nesër do kryejë homazhe në Dëshmorët e Kombit me rastin e festës së Clirimit.

Histori, 28 Nëntori

[redakto]

Si sot 96-vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, atë që në histori njihet Dita e Flamurit. Në atë kohë, kryengritjet të shumta, shpërthyen në të gjitha zonat e Ballkanit.

Disa shtete të tjera, si Greqia e kishin fituar pavarësinë më përpara. Perandoria Osmane, e cila ekzistoi për rreth 5 shekuj, tashmë i kishte ardhur fundi. Në 28 nëntor 1912, plaku i urtë i Vlorës Ismail Qemali, rreth orës 14:00, përpara qindra njerëzve ngriti flamurin kombëtar, duke shpallur në këtë mënyrë pavarësinë e Shqipërisë. Pak muaj më vonë, goditja e madhe e flamurit të Bashkimit, u dha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku Shqipëria etnike u copëtuan në disa pjesë, duke lënë jashtë territorin të Shqipërisë shumë zona. Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojne e punojne shqiptaret, Shqiperi, Kosove e diasporë.

Burimet

[redakto]