3 vjeçari zbulon thesar
Një djalë i vogël, i cili po luante me detektorin e metaleve të gjyshit, gjeti një medaljon ari 500-vjeçar.
James Hyatt ishte vetëm tre vjeç kur gjeti objektin e shekullit të 16-të që mund të kapë vlerën e tre milionë eurove.
Ekspertët mendojnë se ky medaljon mund t’i përkasë oborrit mbretëror.
Babai i djalit, Jason Hyatt, u shpreh: “Ishte shumë i lumtur kur kuptoi që kishte gjetur thesar të vërtetë. Djali im ka shumë fat. Edhe nëse fut dorën poshtë divanit gjen para.”
Djali, tashmë 4-vjeçar, tha: “Mora detektorin dhe filloi të bënte zhurmë. Fillova të gërmoja në baltë dhe gjeta medaljonin”.
Medaljoni ka Shën Mërinë me kryqin në duar dhe në anën e pasme pesë zemra që pikojnë gjak.
Ekspertët do caktojnë vlerën e medaljonit dhe kjo vlerë do të ndahet midis pronarëve të tokës ku u gjet dhe familjes së vogëlushit. [1]
Burimet
[redakto]