Afganistan:Të paktën dy ushtarë humbin jetën nga sulmet
Appearance
Të paktën dy ushtarë të forcave të NATO-s në Afganistan u vranë dje në ditën e parë të vitit 2011, njoftoi Isaf në një komunikatë. Këta janë dy të vdekurit e parë në radhët e forcave të NATO-s të njoftuar nga Isaf në 2011-n. "Një ushtar i Isaf humbi jetën nga shpërthimi i një bombe artizanale në jug të Afganistanit, theksoi Isaf pa dhënë shumë detaje. Një tjetër ushtar u vra gjatë një sulmi kundër rebelëve në jug të Afganistanit, shtoi i njëjti burim. Isaf nuk zbuloi as identitetin dhe as kombësinë e ushtarëve të vrarë gjatë operacioneve në Afganistan duke e lënë këtë në kujdesin e autoriteteve të vendit të tyre.
Burimet
[redakto]- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 02. Janar 2011