Aiea: Nuk ka asnjë dyshim që kriza bërthamore në Japoni do të kapërcehet
Pamja
Drejtori i përgjithshëm i AIEA-s, Yukiya Amano theksoi sot se nuk kishte asnjë dyshim që kriza bërthamore në Japoni do të kapërcehej në mënyrë efikase.
Agjecia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike po punon me të gjitha mjetete, në bashkëpunim me vendet dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për të ndihmuar Japoninë t'i japë fund krizës dhe reduktojë efektet sa më shumë të jetë e mundur", deklaroi diplomati japonez në hapjen e një takimi të jashtëzakonshëm të këshillit të guvernatorëve të AIEA-s në Vjenë. "Nuk ka asnjë dyshim që kriza do të kapërcehet me efikasitet", shtoi ai.
Burimet
[redakto]- "Aiea: Nuk ka asnjë dyshim që kriza bërthamore në Japoni do të kapërcehet" — Radio Televizioni Shqiptar, 21. Mars 2011