Aldo Bare rebelohet nga kafazi
Ish kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare ka shpërthyer me kërcënime ndaj të gjithëve, që nga kryeministri i vendit deri tek polici i togës së shoqërimit që në ato momente po e shikonte i shtangur teksa i pandehuri bertiste në kafaz.
Qetesia e Bares eshte thyer pikerisht kur njeri nga deshmitaret, ish-punetor ne Lagunën e Karavastasë, ish prone e Bares, ka treguar se si aksionet e tij i shiti për 60 mijë lekë, pasuri që njihen si asete të konfiskuara e qe i perkisnin Alfred Shkurit apo Aldo Bares.
Ne menyre te befte Aldo Bare ka kercenuar duke nderprere deshmitarin, i cili ne fakt nuk po thoshte asnje kunder te akuzuarit. “Sa te jem une gjalle tha Aldo Bare, nuk do ta gezoje askush Lagunen e Karavastase, do t’i nxjerr ujin e zi edhe ketu ku jam”, kercenoi me tej ish kapo i bandes se Lushnjes. Mandej vijoi duke sulmuar kryeministrin Berisha e duke kercenuar per njerezit e familjes se tij, dhe ne fund e mbylli duke kercenuar edhe policin.
Ne Lagunen e Karavastase Aldo Bares i jane sekuestruar nga shteti mbi 11 mije metra katrore truall dhe mbi 1300 metra katrore ndertesa. [1]
Burimet
[redakto]- ↑ Top Channel (17.11.2010)