Aliu: Shqiptarët kanë nevojë për lëvizje ndryshe në Maqedoni

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 21:53, 21 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë në Lëvizjen “Vetëvendosje”, Liburn Aliu deklaroi se në Maqedoni shqiptarët kanë nevojë për një lëvizje e cila do të ndryshojë rrënjësisht karakterin dhe pozitën e tyre.

Ai këtë e deklaroi në emisionin “Top Show” në Top-Channel, duke shprehur kritika ndaj veprimit të lëvizjeve dhe shoqatave aktuale shqiptare. “Në Maqedoni situata me pozitën e shqiptarëve është shumë e rëndë. Lëvizjet dhe shoqatat shqiptare veprojnë dhe janë viktima të skenarëve të pushtetit. Ato reagojnë kur pushteti maqedon i realizon qëllimet e tij dhe kjo nënkupton se këto shoqata gjithnjë janë në defanzivë dhe të pasuksesshme me reagimet e tyre pas realizimit të qëllimeve të pushtetit”, deklaroi Liburn Aliu, i cili preferon që të ketë një lëvizje me modelin e “Vetëvendosjes” me guxim, që do të merret kryesisht me ndryshimet rrënjësore të pozitës së shqiptarëve si në planin kushtetues dhe për çështjet bazë.

Ai nënvizoi se duhet të goditet dhe të ketë një rebelim më qytetar kundër decentralizimit, statusit të rënduar nga ana e pushtetit dhe formave të tjera të diskriminimit të shqiptarëve nga mekanizmat e pushtetit që burojnë nga kushtetuta.

Referenca[redakto]