Jump to content

Arabia Saudite mbështet Kosovën për njohje të reja

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 10 maj 2011 20:12 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Pozita gjeografike


Arabia Saudite mbështet Kosovën për shtimin e numrit të njohjeve. Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princi Saud Al-Faisal, në një takim sot në Riad me Ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, tha se "sikurse që kemi qenë në të kaluarën pranë popullit të Kosovës, do të jemi edhe në të ardhmen që të mbështesim Republikën e Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve, sidomos në vendet që janë anëtare të Ligës Arabe dhe të Konferencës Islamike".

MPJ kosovare po ashtu bën të ditur se Princi Saud Al-Faisal ka thënë se ai personalisht dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë përcjellë për një kohë të gjatë zhvillimet politike në Kosovë, luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. "Prandaj, Kosova është një shtet shumë i njohur për qytetarët e vendit tim", ka thënë Princi Saud Al-Faisal. Të dy ministrat kanë rënë dakord që në një të ardhme të afërt të nënshkruhet një marrëveshje kornizë në mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj u shpreh se "Mbretëria e Arabisë Saudite i ka dhënë një mbështetje të fuqishme popullit të Kosovës në të kaluarën e saj, një mbështetje të fuqishme para, gjatë dhe pas luftës," ka thënë ai. Ai falenderoi Princin Saud Al-Faisal për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite, njohje e cila ka prodhuar paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Burimet

[redakto]