Arizona: Varroset tiktima e re, Gifords drejt permiresimit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 18:38, 14. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Të enjten u mbajt ceremonia mortore për viktimën më të re të sulmit në Arizona, ku u plagos një kongresiste amerikane. Funerali i vajzës 9-vjeçare Kristina Tejlor Grin ishte i pari nga gjashtë të vrarët që vdiqën në sulmin në Takson të shtunën e kaluar. Vajza, e lindur në 11 shtator, 2011, u nderua me valëvitjen e një flamuri amerikan, i cili ishte zbuluar nga rrënojat e kullave binjake, që u shembën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Nderkohe, mesohet se kongresistja Gabriel Gifords ka treguar shenja përmirësimi, pasi ka lëvizuar këmbët dhe krahët, ka hapur sytë dhe reagon ndaj miqve e familjarëve. Gifords u qëllua në kokë ditë më parë gjatë një takimi me zgjedhësit në Tuskani të shtetit të Arizonës. Gjatë sulmit u vranë gjashtë veta dhe u plagosën 13 të tjerë, përfshi kongresisten demokrate.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg