Ashton përshëndet fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, përshëndeti nisjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili do të zhvillohet sot e nesër në Bruksel.
“Përfaqësuesja e lartë beson se tani është koha e duhur për të nisur dhe është e bindur se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë rrugë praktike për të siguruar që jeta e rëndomtë mund të vazhdojë si duhet, thuhet në një deklaratë të Ashton pak orë para fillimit të takimit mes delegacionit kosovar dhe atij serb, në Bruksel.
“Zgjidhja e problemeve me dialog është rrugë evropiane, ndërsa qëllimi i bisedimeve është të promovohet bashkëpunimi dhe që si Prishtina ashtu edhe Beogradi t’i afrohen Bashkimit Evropian”.
Përfaqësuesja e lartë nënvizon se dialogu është një rast i mirë për të dyja palët, si Beogradin ashtu edhe Prishtinën”, thuhet në këtë deklaratë, të lëshuar pak para nisjes së dialogut, në të cilën shtohet se diskutimet do të përqendrohen rreth tri temave: bashkëpunimit rajonal, lirisë së lëvizjes dhe sundimit të ligjit, që të gjitha me rëndësi vendimtare për perspektivën evropiane.
Burimet
[redakto]- "Ashton përshëndet fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi" — Radio Televizioni Shqiptar, 08. Mars 2011