Jump to content

Aurela Gaçe, sonte diva konkurron në Dyseldorf

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 10 maj 2011 19:08 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Skeda:Düsseldorf2011.jpg
Festivali Evropian i Këngës 2011


Kënga ka diçka nga Shqipëria të përfshirë në të. Ne të gjithë marrim frymë në të njëjtën mënyrë në këtë botë të madhe, por ne ende rritemi në vende të ndryshme dhe kemi dallimet tona të vogla që na bëjnë të veçantë e unikë". Me këto fjali është shprehur këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe në Dyseldorf. E pranishme për të marrë pjesë në Festivalin Europian të këngës, Gaçe e ka bërë këtë deklaratë për këngën që ajo interpreton e me të cilën përfaqëson Shqipërinë.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe do të veshë një fustan të bardhë krem, ndërsa sa i takon modelit të flokëve, ai ka ndryshuar disa herë gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Gjermani. Siç shkruan ESCTODAY.Com, uebsajti i "Eurovision-it", ajo ka bërë një performancë shumë të fortë vokale dhe mjaft kompetente të këngës "Feel the passion" (shqip: Ndjeje pasionin). Aurela Gaçe, fituese e Festivalit të 49-të të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 10 maj, në Festivalin Europian të Këngës që do të zhvillohet këtë vit në Dyseldorf të Gjermanisë. Pas shortit që u hodh ditën e djeshme për 43 vendet pjesëmarrëse, Gaçe do të ngjitet në skenë natën e parë të festivalit me këngën "Kënga ime", kompozuar nga Shpëtim Saraçi në 21:00.

Shqipëria do të konkurrojë me këngët e vendeve si Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj. Ndërsa natën e dytë do të ngjiten në skenën e Eurovizionit shtetet si Holanda, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Qiproja, Austria, Suedia, Belgjika, Sllovakia, Moldavia, Izraeli, Maqedonia, Danimarka, Bjellorusia etj. Nga 43 shtete do të përzgjidhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e parë.

Burimet

[redakto]