Jump to content

Aurela Gaçe këndon në natën e parë të Eurovizion

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 15:02, 26 Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Aurela Gaçe


Aurela Gaçe, fituese e Festivalit të 49-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 10 maj në Festivalit Europian të Këngës që do të zhvillohet këtë vit në DyseldorfGjermanisë.

Pas shortit që u hodh ditën e djeshme, për 43 vëndet pjesëmarrëse, Gaçe do të ngjitet në skenë natën e parë të festivalit me këngën “Kënga ime” kompozuar nga Shpëtim Saraçi. Shqipëria do të konkurojë me këngët e vëndeve si: Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj.

Ndërsa natën e dytë do të ngjiten në skenën e Eurovizionit shtetet si: Holanda, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Qiproja , Austria, Suedia, Belgjika, Sllovakia, Moldavia, Izraeli, Maqedonia, Danimarka, Bjellorusia, etj.

Nga 43 shtete do të përzgjedhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj të cilat do të konkurojnë për çmimin e parë. Votimi do të bëhet nga njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse të cilët mund të votojnë me telefonata apo mesazhe. Secili shtet që voton i zgjedh 10 shtetet më të votuara dhe i voton me 1-7pikë, 8, 10 dhe 12 pikë. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse kanë të drejtën e votimit në finale edhe pse mund të mos marrin pjesë në të.

Burimet

[redakto]