Autobusi me nxënës merr flakë në ecje

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13 maj 2011 21:17 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në Qafën e Sqepurit midis Fierit e Beratit ka marrë flakë një autobus me gjimanzistë, që ishte nisur nga Berati është vërejtur se ka shpërthyer një zjarr në pjesën e pasme të autobusit. Ky zjarr duke shkaktuar panik mes pasagjerëve të rinj që ishin nisur për në Sarandë për eksursion. Drejtuesi ka frenuar menjëherë dhe maturantët kanë mundur të dalin pa plagë në trup nga autobusi. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e zjarrfikëseve të shumtë dhe mundësuan shuarjen e flakëve. Autobusi është djegur plotësisht ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen që shkaktuan zjarrin.

Burimet[redakto]