BB: Per 2011 parashikohet rritje e ekonomise globale
Ekonomia globale nga faza e paskrizës kalon në fazë të rikuperimit të ngadalësuar, por me shumë rritje stabile, i cili do të vazhdojë gjatë vitit 2011 dhe 2012, ndërsa ngritës të së cilës do të jenë vendet në zhvillim, vlerësoi Banka Botërore në raportin e saj "Perspektiva globale ekonomike për vitin 2011". Në vendet më të mëdha në zhvillim në bruto prodhimin vendor (BPV) arriti nivele, të cilat do të realizoheshin në mungesë të ciklit dobësim-përforcim. Edhe pse deri në fund të vitit 2012 pritet rritje stabile, prëforcimi i ekonomisë në shumë vende me tregje në zhvilim më Evropë dhe në Azi dhe disa vende të zhvilluara do të mbetet i dobët, konsideron Banka. Sipas këtij institucioni financiar, nëse në nivel kombëtar nuk ndërmerren masa për përmirësim të gjendjes, mbidetyrimi i ekonomive vendore, papunësia dhe dobësimi i tregut të pasurisë së patundur dhe sektori bankar, me siguri do të jenë frenues të rritjes ekonomike. Vëllimi i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në vendet në zhvillim është rritur për 16 për qind në vitin 2010, në 410 miliardë dollarë, pas zvogëlimit nga madje 40 përqindëve në vitin 2009.
Burimet
[redakto]- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 14. Janar 2011