BDI dhe VMRO-DPMNE, tërhoqën amendamentet

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13:32, 21 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


BDI e VMRO-DPMNE, me tërheqjen e të gjitha amendamenteve, duket se tejkaluan mosmarrëveshjet rreth mënyrës së përfshirjes së diasporës në procesin e regjistrimit të popullsisë. Me gjithë këmbënguljet e LSDM-së për publikimin e detajeve të kësaj marrëveshje, partnerët e koalicionit gjatë prezantimeve në seancën e komisionit për sistem politik, nuk dhanë asnjë arsyetim për ujdinë.

“Dje demonstruat dashuri, votuat pakon e ligjeve për reformat në gjyqësor, tani për ne është me rëndësi nëse e gjithë kjo ishte pjesë e tregtimit. Këso marrëveshje një minutë në 12 arrihet vetëm nëse diçka fshihet. Që nga 18 tetori ju presim që kjo të përfundoj dhe tani kur shoh një numër të madh deputetësh prezent nga VMRO-ja, duket qartë se diçka fshihni”, tha Vllado Buçkovski, LSDM. “Për negociatat mes partnerëve të qeverisë, absolutisht nuk ka nevojë të nxeheni se kur dhe si ata negociojnë. Mendoj se nuk mban vërejtja juaj”, deklaroi Zoran Petreski, VMRO-DPMNE. Nga partia e Cërvenkovskit disa herë kërkuan hollësi të dinin për përfshirjen e popullatës në procesin e regjistrimit, ndërsa insistimin e tyre nga partia e Gruevskit e cilësuan si provokim.

“Kishin interpretim të ndryshëm të nenit 5 nga deputetët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Tani shoh se i kanë tërhequr amendamentet dhe është arritur marrëveshje tani dëshiroj të dijë, cila është marrëveshja dhe cila është përfshirja. A do ta interpretoni nenin ashtu siç e interpretonte VMRO-DPMNE-në apo do ta interpretojmë nenin ashtu siç e interpreton BDI?”, tha Cvetanka Ivanova, LSDM. “Të përfundojmë me nenin dhe të kthehemi e të pyesim se çfarë marrëveshje është arritur, mendoj që nuk ka kuptim. Ju keni para vetes ligjin, është i qartë neni ashtu siç është propozuar dhe mendoj se më së paku që duhet të bëni është të hidhni vaj dhe të thoni se këtu diçka po kundërmon”, deklaroi Sillvana Boneva, VMRO-DPMNE.

Sipas BDI-së, neni 5 i këtij ligji është i ngjashëm me nenin e ligjit të vitit 2002, i cili u zbatua pa vërejtje nga faktorët relevant dhe ata ndërkombëtar. Ndaj marrëveshjes BDI-VMRO DPMNE rreth ligjit për regjistrimin e popullsisë, ka reaguar edhe partia e Selmanit. ‘Me aktin e sotëm të tërheqjes së amendamenteve nga BDI e VMRO-DPMNE, u vërtetua teza e DR-së se BDI-ja dhe VMRO DPMNE-ja kanë marrëveshje për këtë ligj, i cili përjashton 1/3 e popullatës shqiptare në Maqedoni dhe pamundëson regjistrimin e diasporës shqiptare. Se çfarë e shtyu BDI-në të bënte këtë tradhti mbi interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, e dinë vetëm ata dhe VMRO-DPMNE-ja. Opozita dëshiron të kujtojë pasojat dhe përgjegjësinë e mundshme për dëmin që i bëhet shqiptarëve në këtë proces.

Referenca[redakto]