Jump to content

BE-OKB: Shterngohen sanksionet ndaj Bregut te Fildishte

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:50, 30. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Flamuri i OKB-së


Bashkimi Evropian do të shtrëngojë sanksionet kundër presidentit në detyrë të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo në muajin e ardhshëm, duke zgjeruar listën e mbështetësve të tij, që do të përballen me kufizime në udhëtim dhe me ngrirjen e aseteve. Në një takim në Bruksel, përfaqësuesit e 27 qeverive të BE-së janë pajtuar që të imponojnë masa shtesë dhe që të rrisin numrin e njerëzve, që do kenë kufizime nga 17 në 61. Këto sanksione vijnë për t’i bërë presion Gbagbos të lërë pushtetin, pasi që fuqitë perëndimore thonë se ai humbi ndaj rivalit të tij Alassane Ouattara në zgjedhjet e fundit të mbajtura në nëntor.

Paqeruajtësit e OKB në Bregun e Fildishtë janë angazhuar që të mbrojnë qeverinë e presidentit të zgjedhur Alasane Outtara si dhe popullsinë civile. Presidenti i mëparëshëm, Laurent Gbagbo nuk pranon të largohet nga posti çfarë ka shkaktuar rritjen e tensioneve. Misioni i OKB-së në Bregun e Fildishtë numëron rreth 10 mijë veta si personel ushtarak e civil. Mijëra civilë janë larguar në vendet fqinje, derisa numri i të vdekurve si pasojë e dhunës pas zgjedhore ka shkuar në 170 veta.

Burimet

[redakto]