Balkan: Kontributi gjerman ne Energji
Me një financim prej më shumë se 200 milion eurosh, përmes bankës KfW po ndërtohen sistemet e transmetimit të energjisë me Kosovën dhe Malin e Zi. Në vitin 2011 do të ecë përpara projekti i linjës Shqipëri-Maqedoni. KfW po financon tanimë dy linja transmetimi për Shqipërinë: lidhjen me Malin e Zi dhe atë më Kosovën. Nga këto linja transmetimi të voltazhit të lartë përfiton sistemi i transmetimit të Shqipërisë sepse lidh këtë Sistem me atë të vendeve të tjera të rajonit.
Kjo do të thotë se Shqipëria ka tanimë kapacitete për të importuar dhe eksportuar energji si edhe për të reduktyuar humbjet në sistem. Deri plotësimit të qarkut rajonal për transmetimin e energjisë i mungonte lidhja me Maqedoninë, po të kihen parasysh linjat e transmetimit të Shqipërisë me Kosovën, Malin e Zi dhe Greqinë. Por një linjë e re transmetimi Shqipëri-Maqedoni prej 400 kV, që pritet të konkretizohet si projekt gjatë vitit 2011 do ta mbushë këtë boshllëk.
Kjo linjë do ta aftësojë Shqipërinë të jetë edhe më e lidhur me sistemet e transmetimit të vendeve të tjera për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një treg unik të transmetimit të energjisë, nga i cili do të përfitojnë të gjithë operatoret e rajonit dhe të gjitha sistemet e transmetimit të energjisë.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 26. Dhjetor 2010